Këtë të hënë dështoi për të 50-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Në një deklaratë për mediat, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sa i përket një zgjidhje të mundshme rreth këtij ngërçi. Ai u shpreh se ka bërë një ofertë konkrete për NISMA-n, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje në Kuvend.