Top Channel/ Konjufca në vend të Kurtit! Kërkon votat për kryeministër
04/11/2025 19:36

Lëvizja Vetëvendosje mban të martën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të caktuar mandatarin për kryeministër të Kosovës. Glauk Konjufca u propozua për mandatar për kryeministër i ri i Kosovës. Tani pritet votimi i tij në Këshillin e Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti në fjalimin e tij në Këshillin e Përgjithshëm i bën thirrje opozitës ta votojë Konjufcën. “Ky propozim është në funksion të miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm”, tha Kurti. Pas propozimit nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca duhet të mandatohet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas mandatimit, LVV ka kohë 15 ditë për të thirrur seancën për votimin e qeverisë në Kuvend. Deri më tani Vetëvendosje i ka 56 vota, të sigurta, bazuar në votimin e Kurtit më 26 tetor. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk voton, sipas deklarimit të fundit të ditës së sotme. Qëndrim të njëjtë pritet të mbajnë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA, të paktën prej deklarimeve të fundit të krerëve të këtyre partive dhe vullnetit për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe për mandatarin e dytë duhen 61 vota për tu zgjedhur kryeministër. Tash i mbetet Lëvizjes Vetëvendosje që brenda 15 ditëve të afatit të zhvillojë takime me partitë e tjera për të siguruar votat e nevojshme nëse qëllimi kryesor është formimi i qeverisë, pasi që nga njohësit e politikës së brendshme kjo lëvizjes e VV-së është parë me qëllim shtyrjen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për fund dhjetor, meqë mërgata është në pushimin e fundvitit.

Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
DIGITALB DIGITALB