Top Channel/Konflikti Izrael-Iran, mblidhet G7-ta: Trump, i vetmi lider që mund të bindë Netanyahun!
15/06/2025 11:39

Samiti i G7-ës, që mbahet në Kanada nga data 15 deri në 17 qershor, është e qartë se do të dominohet nga lufta - vetëm jo ajo që kishin pritur deri përpara pak ditësh liderët botërorë. Në krye të axhendës së takimit të rëndësishëm kishte qenë konflikti Ukrainë-Rusi si dhe lufta e tarifave të Donald Trumpit kundër partnerëve tregtarë të Amerikës. Tani, në mënyrë të pashmangshme, në plan të parë të samitit tre ditor në Alberta del përplasja në Lindjen e Mesme, që ka potencialin të shkundë të gjithë botën. Vendimi i Izraelit për të sulmuar Iranin do t'i detyrojë Grupin e Shtatë fuqive perëndimore të shpenzojnë më pak kohë për çështje të tjera dhe në vend të kësaj të diskutojnë mënyrat e menaxhimit të konfliktit, tyhotë BBC. Ashtu si shumë nga diskutimet e tyre, kjo do të përfshijë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë - së bashku me Kanadanë dhe Japoninë - që kërkojnë ndikimin e SHBA-së, sepse pavarësisht faktit që Izraeli i nisi këto sulme pa mbështetjen e qartë të Ëashingtonit, presidenti amerikan Donald Trump është i vetmi udhëheqës me ndikim real mbi Kryeministrin e shtetit hebre, Benjamin Netanyahu. Udhëheqësit e G7-ës, të cilët pritet të mbërrijnë në Kanada sot, i njohin rreziqet globale të sigurisë dhe ekonomisë nëse ky konflikt përshkallëzohet, duke përfshirë edhe vende të tjera, cka do të sille vec të tjerash edhe një rritje të beftë të cmimit të naftës. Megjithatë, ata mund të kenë vështirësi në arritjen e një qëndrimi të përbashkët. Disa, si kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të tensioneve. Por të tjerë, si kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, e kanë dënuar sulmin e Izraelit si "të patolerueshëm" dhe "jashtëzakonisht për të ardhur keq". Nga ana e tij, Trump i vlerësoi sulmet e Izraelit si "të shkëlqyera".

Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57