Top Channel/ Konflikt i mundshëm me Rusinë? Starmer paralajmëron kërcënimet: Përgatituni për luftë
03/06/2025 22:19

Motoja e qeverisë britanike është bërë tashmë e qartë: “Gatishmëri për luftë”. Kështu e përshkroi edhe kryeministri Keir Starmer në një deklaratë të fortë nga Glasgow, ku vizitoi kompaninë e mbrojtjes BAE Systems, një ndër shtyllat e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar. Fjalët e tij vijnë në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik, me rritjen e agresionit rus dhe frikën gjithnjë e më të madhe për një përplasje të mundshme me NATO-n. Starmer paralajmëroi se kërcënimi që nisi me luftën në Ukrainë mund të përhapet në çdo moment edhe në një vend të aleancës atlantike. Sulmet hibride të Rusisë tashmë po ndihen në Perëndim, nga sulmet kibernetike e deri te aktet e sabotimit, si shpërthimet me pako në Evropë verën e kaluar. Këto deklarata erdhën në të njëjtën ditë me publikimin e Rishikimit të Shpenzimeve të Mbrojtjes, një raport i pavarur i hartuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s George Robertson, ish-këshilltarja e Donald Trump, Fiona Hill, dhe gjenerali britanik Sir Richard Barrons. Konkluzioni? Forcat e armatosura britanike nuk janë të gatshme për një përballje të mundshme ushtarake. Sipas raportit, bota tashmë ka hyrë në një epokë të re tensionesh dhe përplasjeje potenciale mes Perëndimit dhe fuqive bërthamore si Rusia dhe Kina. Skenarët përfshijnë sulme ndaj bazave ushtarake apo infrastrukturave kritike – duke e bërë të domosdoshme mobilizimin edhe të popullsisë civile, për mbrojtjen e vendit nga sabotime, sulme kibernetike apo ndërhyrje të tjera hibride.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58