Prokuroria e Tiranës kërkoi konfiskimin e pasurive të të familjarëve të Sajmir Alimehmetit, një 33 vjecar shqiptar I dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetje të ISIS. Alimehmeti I identifikuar nga drejtësia amerikane me emrin Abdul Quaëi është dënuar me 22 vite burgim nga gjykata federale e Manhattanit, që gjatë shpalljes së vendimit e cilësoi të dyshuarin shqiptar si një bombë e kurdisur për të ilustruar në këtë mënyrë rrezikun që ai paraqiste.