Roli i muzikës shqiptare si krijimtari, interpretim dhe edukim ishte në fokus në një konference shkencore mbarëkombëtare që u mbajt në Akademinë e Shkencave, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve artistike e muzikore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në përfundim të punimeve, pjesëmarrësit dolën me disa rekomandime ndaj institucioneve publike të ngarkuara me ligj, përfshirë mbështetjen e mëtejshme e krijimeve dhe interpretimeve muzikore kombëtare.