Shqipëria mikpret një tjetër aktivitet prestigjioz ndërkombëtar, Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve), mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit. Kryeministri Edi Rame nisi fjalimin e tij me batuta, duke thënë ‘shpresoj që veshja ime ta tregojë sa seriozisht e kam marrë këtë fjalim’.