Ballkani Perëndimor nuk zuri vend qendror në konferencën e sigurisë në Mynih, ku vëmendjen e rrëmbeu Ukraina, rreziku rus dhe ngjarjet ne Gaza. Liderët e vendeve të rajonit e patën axhendën të mbushur me takime dypalëshe: Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takua me ministrat e Jashtëm britanik dhe kinez, David Cameron dhe Wang Yi, delegacionin e Senatit të SHBA-së, si dhe mikpritësin jozyrtar, kryeministrin e landit të Bavarisë, Markus Söder, të cilin e ftoi të vizitonte Beogradin.