Një koncert i këngëtarit kroat Marko Perkoviç Thompson, i njohur për qëndrime pro-naziste, mblodhi 500 mijë persona këtë fundjavë në Zagreb. Autoritetet paralajmëruan për trafik të rënduar dhe masa të rrepta sigurie, përfshirë mijëra forca policie, spitale në gatishmëri dhe ngritjen e një spitali fushor me 200 shtretër pranë vendit të koncertit.