Ende pa filluar, koncerti homazh i grupit legjendar suedez Abba u pllakos nga tragjedia. Dy persona vdiqën dhe një tjetër u plagos pasi një burrë tek të 80-tat ra nga kati i shtatë brenda hollit të koncerteve të Upssala, në Suedi. Burri u rrëzua mbi dy spektatorë; ai dhe një 60 vjecar humbën jetën në vend, ndërsa një grua po tek të 60-tat, mbeti e plagosur.