Dhjetëra artistë dhe mijëra qytetarë grekë janë mbledhur mbrëmjen e së martës në sheshin Propylea të Athinës dhe kanë kënduar për paqen në një koncert madhështor kundër luftës në Ukrainë. Natassa Bofilou: Ne jemi sot këtu për të kënduar për paqen. Paqja që aq shumë e fyejnë, aq shumë e bëjnë fajtore… Por a e dini? Ata nuk e kanë problem fjalën Paqe. Ata kujdesen për ato që shoqërojnë paqen, të cilat janë Liria, Barazia, Vëllazëria.