Siç ndodh rëndom në procese zgjedhore, komuniteti serb voton në mënyrë të organizuar. Edhe të dielën e 28 dhjetorit, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut janë mbledhur fillimisht në sheshin Car Llazar, pranë selisë së partisë më të madhe serbe, Lista Serbe.