Top Channel/ Komuniteti rom proteston në Greqi, polici qëlloi minorenin me armë
09/12/2022 19:03

Duke mbajtur në duar kartmonedha 20 euro dhe duke I djegur ato në mënyrë simbolike rreth 200 protestues nga komuniteti rom protestojnë para gjykatës së Selanikut duke bërtitur-Nuk ishte benzina, nuk ishin paratë,polici qëlloi atë që ndiqte, se ishte Rom! Brenda ndërtesës sapo është sjellë nën masa drakoniane oficeri I policisë I cili pak ditë më parë ka qëlluar me pistoletë gjatë ndjekjes një 16 vjecar rom që ka vënë benzinë në një pikë karburanti dhe nuk ka paguar 20 euro, duke e plagosur rëndë. Panagiotis Sabanis, kryetar i Federatës Rome të Maqedonisë Qendrore dhe Perëndimore Ka shumë incidente që ndodhin kur policia qëllon ndaj romëve për shkak të ngjyrës së tyre. Ka racizëm të madh në Greqi. Racizmi nuk ikën. Ai ekziston. Pjestarët e komunitetit rom kërkojnë drejtësi, ndërsa hedhin parrulla kur mësojnë së prokurori dhe hetuesi nuk bien dakord për masën ndaj oficerit të policisë që akuzohet për tentativë vrasje me dashje, ndërsa avokati I tij thekson se ai ka vepruar për vetëmbrojtje. Vassilis Pantsios, president i konfederatës së romëve grekë Ne shohim që ka një mosmarrëveshje mes prokurorit dhe hetuesit dhe ajo që më shqetëson mua dhe duhet të na shqetësojë të gjithëve është se çfarë mesazhi po i dërgojmë shoqërisë dhe çfarë policie duam. A do të qëllojë policia dhe do të vrasë njerëz për sjellje të vogla delikuente dhe do të lirohen ata që qëllojnë?Apo duhet të jemi të drejtë dhe të kemi ligje që vlejnë për të gjithë? Qëllova nga një distancë prej 10 metrash ka deponuar oficeri I policisë ,por rruga ka pasur gropa dhe nga tronditja e motorrit plumbi ka shkuar lart. Një video nga kamerat e sigurisë në rrugë tregon manovrimet që ka bërë 16 vjeçari me makinën e tij për ti shpëtuar ndjekjes së policisë. Ndërkohë në Athinë dhe Selanik në tre zona ku jetojnë romët për të katërtën ditë rrjesht vazhdojnë konfrontimet e dhunshmë mes romëve dhe forcave të policisë në shënje proteste për plagosjen e 16 vjecarit, që ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në zonat e kryeqytetit protestuesit kanë ngritur barrikada dhe i kanë vënë zjarrin koshave të plehrave, kurse në Selanik pasditen e së premtes në operacionet që po zhvillon policia në lagjet e romëve janë dëgjuar edhe të shtëna armësh dhe situata është tepër e tensionuar. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump zbulon “sekretin”: Pse e sulmova Iranin
04/03 23:31
Top Channel/ Iraku në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
04/03 23:24
Top Channel/ “Shënjestër qipro, jo Turqia”, Greqia ka një version tjetër
04/03 22:50
Top Channel/ Djali i Liderit Suprem të Iranit me perandori globale pronash, zbulohet lista e…
04/03 22:05
Top Channel/ Lufta te dera? Ushtria e SHBA rrezon raketën që do godiste Greqinë
04/03 22:03
Top News-Ministrat izraelitë fikin vendndodhjen/Kërcënimi, Irani po organizon eliminimin e zyrtarëve
04/03 20:57
Top Channel/ Ofensiva në Liban, Izraeli shënjestron nga toka dhe ajri Hezbollahun
04/03 20:04
Top Channel/ SHBA fundos anijen iraniane, 80 të vrarë, Teherani raketa Turqisë
04/03 19:40
Top Channel/ Izraeli, 1 mijë bomba në ditë! Kanë lëshuar afro 5 mijë bomba deri tani
04/03 19:37
Top Channel/ Sulmet e koordinuara SHBA-Izrael, BE: Konflikti nuk do të ketë efekt të menjëhershëm
04/03 19:17
Top Channel/ “E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”, banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e…
04/03 19:16
Top Channel/ Kina i bën thirrje Izraelit për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve kundër Iranit
04/03 19:15
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, zyrtari i lartë amerikan: Kemi fundosur 17 anije iraniane
04/03 19:15
Top Channel/ Lufta i afrohet Shqipërisë? NATO rrëzon raketën iraniane në Turqi
04/03 19:14
Top News – NATO tërhiqet në luftën në Iran / Turqia shkatërron raketën balistike, po afrohej
04/03 17:35
Top Channel/ Izraeli po sulmon Libanin, IDF ka hyrë në qytetet libaneze
04/03 15:38
Top Channel/ NATO shkatërron raketën e Iranit në Turqi: Do reagojmë! Evakuime masive në Qipro!
04/03 15:23
Top Channel/ Lufta e Iranit:U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në lindje: Si lëviz cmimi i naftës!
04/03 15:06
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03 14:40
DIGITALB DIGITALB