Polemika dhe reagime ka ngjallur deklarata e Donald Trump gjatë fushatës së tij për tu zgjedhur kandidati zyrtar i republikanëve në garën për shtëpinë e bardhë. Trump tha se do të inkurajonte Rusinë të sulmonte çdo anëtar të NATO-s që dështon të paguajë detyrimet e saj si pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.