Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht përgatitjet në Spanjë në kuadër të dy ndeshjeve të rëndësishme të muajit shtator: miqësores ndaj Gjibraltarit dhe sfidës kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë. Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e së hënës seancën e parë stërvitore Sulmuesi Jasir Asani, në intervistën për FSHF, theksoi rëndësinë e atmosferës pozitive para ndeshjes kualifikuese me Letoninë.