Pas një periudhe jo të mirë të përfaqësueses kuqezi, kjo për shkak të rezultateve të edicionit të shkuar, por edhe fillimi i kësaj aventure me humbjen me Poloninë, u duk se kombëtarja vuante nga e njëjta sindromë, e ashtuquajtur, “humbje dinjitoze”. Megjithatë atmosfera brena ekipit dhe puna e trajnerit me orë të zgjatura në zyrë, analiza por edhe biseda me lojtarët, kishte sjellë një frymë të re në kombëtare.