Top Channel/ Kolonjë, masat kundër murtajës/ akim me blegtorët ku mbahen rreth 47 mijë krerë bagëti
22/06/2025 12:38

Kolonja, është një nga zonat me numrin më të lartë të bagëtive të imta ku përveç tufave vendase në territorin e saj gjenden edhe 15 tufa migratore të ardhura nga Saranda, Konispoli dhe Vlora me nga 300 krerë secila. Në total janë rreth 47 mijë bagëti të imta që mbahen nga blegtorët e zonës dhe ata sezonalë çka e bën Kolonjën një nga zonat më të ekspozuara ndaj infektimit dhe përhapjes së murtajës së ruminatëve. Rreziku shtohet më tej edhe për shkak të shtrirjes së konsiderueshme të vijës kufitare me Greqinë por edhe lëvizjeve të pakontrolluara apo kontrabandës. Edhe pse situata në Kolonjë është e qëndrueshme dhe deri tani nuk janë konstatuar raste të infektuara, autoritetet kanë zhvilluar një takim me blegtorët e zonës për të shtuar kujdesin dhe garantuar zbatimin e protokolleve të sigurisë. Qarku i Korçës ka rreth 205 mijë krerë bagëti të imëta dhe deri tani është identifikuar një rast i murtajës në fshatin Shuec në Devoll ndërsa autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme për rastin. Nga vëzhgimet e Top Channel në terren në tregun e Çërravës dhe Korçës, siç përcaktojnë protokollet nuk lejohet shitja e të imtave dhe kontrollet janë shtuar.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23