Kolektori që shkarkon ujërat kulluese të Torovicës nëpërmjet hidrovorit të Balldrenit nxjerr edhe peshq të ngordhur. Pamjet saktësojnë që situata është tek Ura e Muratit që lidh kolektorin me lumin Drin. Edhe nga pamjet duken peshq të ngordhur dhe ky është rast i përsëritur por pa asnjë shpjegim nga institucionet mjedisore dhe pa autorë të ndëshkuar.