Një koleksion i veçantë prej 30 makinash relike retro janë ekspozuar në rrugët e pazarit të Gjirokastrës. Mjetet e rralla kryesisht të fillimit dhe mesit të shekullit të kaluar në pronësinë e koleksionistëve italianë tërhoqën qindra vizitorë. Eventi i veçantë që tashmë po krijon një traditë në Gjirokastër këtë herë erdhi si bashkëpunim i Bashkisë së Gjirokastrës dhe Shoqatës ” Makina Historike dhe Motoçikleta Ankona”.