Skema e pensioneve financohet nga buxheti i shtetit në masën e 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose mbi 350 mln euro çdo vit. Një skemë që çdo vit e më shumë vendos në vështirësi arkën e shtetit. Me lindshmërinë drejt niveleve më të ulta historike dhe emigracionin që nuk ndalet, raporti i kontribuuesve po barazohet me përfituesit.