Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, pas votimit të kryer mesditën e së shtunës në Asamblenë Zgjedhore të KOKSH. Pavarësisht problematikave që pati kjo asamble me lënien jashtë të disa federatave të rëndësishme edhe olimpike, përfshirë këtu federatën e futbollit, gara u zhvillua. Sa i përket postit të presidentit Fidel Yllit mori 40 vota nga 57 votues, Vojo Malo 12 vota, Martin Biba 4 vota dhe një votë doli e pavlefshme.