Grupi kriminal përgjegjës për laboratorin e drogës në fshatin Qerekë të Fushë Krujës doli sot para Gjykatës së Posaçme. Një laborator droge u zbulua nga SPAK disa ditë më parë pas kontrolleve në disa zona të vendit, ku u arrestuan dhe trafikantë dhe përpunues të kokainës, mes tyre tre latinë.