Dhe 30 vjetori i Gjykatës Kushtetuese u shfrytëzua për të folur edhe njëherë për të pandëshkueshmit në Shqipëri. “Siç e themi shpesh, reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara dhe po fillon të japë rezultate reale. Ata që e kundërshtojnë këtë ecje përpara, ata që nuk do të donin rezultate të prekshme, po i dyfishojnë përpjekjet e tyre.