Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat me ullishte në veriperëndim të Elbasanit. Vatra e zjarrit ndodhet pranë fshatit Shijon, ndërsa flakët favorizohen nga era për tu përhapur më shumë. Në vendngjarje është zjarrfikësja, të cilës i vijnë në ndihmë edhe banorët e zonës, ndërsa temperaturat në Elbasan në këto momente janë 39 gradë celcius.