Top Channel/ Kod i ri etik për mësuesit! Që nga veshja deri te rrjetet sociale
05/09/2025 15:19

Çdo mësues i sistemit arsimor parauniversitar do të duhet të zbatojë rregulla të reja gjatë punës në institucionet arsimore si dhe jashtë shkollës. Ministria e arsimit ka hartuar Kodin e ri të etikës që detyron stafin mësimor të kenë rol me integritet, përgjegjshmëri dhe maturi edhe në rrjetet e tyre sociale. Në paraqitje publike, ju kërkohet që postimet si foto dhe video të jenë në përputhje me etikën profesionale dhe të mos cënohet imazhin edukativ. Praktikat më të mira evropiane theksojnë rëndësinë e një kornize të qartë etike, që ndihmon mësuesit të përballen me sfidat profesionale me integritet, sidomos në një realitet arsimor që transformohet me ritme të shpejta nga teknologjia. Mësuesi kujdeset që ndërveprimi në rrjete dhe platforma sociale të mbështetet gjithmonë në standardet etike të komunikimit në publik. Mësuesi ruan figurën e tij si model edukues, edhe jashtë mjedisit të punës, nxit etikën dhe sjellje të përgjegjshme në mjediset e institucionit arsimor paraunversitar, jashtë tij si edhe në internet, duke i mësuar dhe edukuar nxënësit rreth përdorimit të sigurt të platformave. Kujdes ju kërkohet edhe për veshjen në punë. Mësuesit duhet të shfaqen në mjediset arsimore në zbatim të Kodit të etikës me një veshje të rregullt, të pastër dhe profesionale në përputhje me normat e shkollës, ku do të ndalohen aksesorët që bien në sy e bëjnë zhurmë. “Përdorimi i stolive (bizhuteri) dhe elementeve shtesë në veshje duhet të jetë i kujdesshëm dhe i përshtatshëm për mjedisin shkollor, duke shmangur stolitë (bizhuteritë) e mëdha, me ngjyra të forta ose që shkaktojnë tinguj, të cilat mund të tërheqin vëmendjen apo shpërqendrojnë nxënësit gjatë procesit mësimor”. Në nenin 5 të kodit të etikës përcaktohet që mësuesi gjatë komunikimit me nxënësit duhet të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e nxënësve dhe të jetë model i sjelljes dhe i zgjidhjeve paqësore në marrëdhëniet me nxënësit dhe të gjithë të tjerët. Gjithashtu mësuesit me përvojë në arsim do të duhet të mbështesin mësuesit e rinj dhe ti trajnojnë.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23