Top Channel/ Koalicionet në Kosovë, LDK me Nismën, PDK aleancë me Listën për Familjen
26/11/2025 19:54

Partitë politike kanë nisur përgatitjet e bashkëpunimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Të mërkurën, Partia Demokratike e Kosovës njoftoi bashkëpunimin me Listën për Familjen, deputetët e larguar para një viti nga Lëvizja Vetëvendosje. “Kemi bë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe paszgjedhor. Qëllimi i këtij koalicioni dhe kësaj marrëveshjeje është të bashkojmë forcat në funksion të asaj që të bëjmë progress dhe të ndryshojmë gjendjen në vend”, shprehet kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. Nga ana tjetër, Eman Rrahmani – kryetar, Lista për Familjen: “Këtu kemi një marrëveshje të bashkëpunimit ku na është dhënë hapësira për me e pas kandidatët tonë për deputetë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe do të jetë një listë edhe përmbajtjesorë edhe vlerore”. Hamza shtoi se PDK-ja është e hapur edhe për bashkëpunime të tjera, porse forma e tyre do të vendoset para mbylljes së afatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndryshe nga PDK-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit është e hapur për partitë politike vetëm për bashkëpunim në kuadër të listës zgjedhore, e jo për koalicione. Bashkëpunimin LDK – NISMA e ka konfirmuar kryetari i kësaj të fundit, Fatmir Limaj, që po ashtu mohoi të ketë pasur ftesë nga PDK-ja. “Nuk kemi pasur ftesë asnjëherë nga PDK-ja. Jemi në kontakt me LDK-në”, tha shkurt Limaj për Top Channel. Ndërkohë nga LDK, riafirmojnë qëndrimin e tyre, se kush do bashkëpunim me ta, duhet të pajtohet me garë nën siglën e partisë. Armend Zemaj – anëtar i LDK-së tha: “Ka pasur bisedime parimore, nuk them që nuk ka edhe teknike por janë në përmbajtjen që e ka thënë vetë kryetari i LDK-së”. Më 7 dhjetor përfundon afati që kanë partitë politike për të dorëzuar koalicionet dhe listat garuese në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Top News – Zgjedhjet në Kosovë/ Berisha: Shtet që i zgjidh problemet në mënyrë demokratike
07/03 17:14
Top News – ‘Kosova në një terren të minuar’. Ish ministri Ditmir Bushati e krahason me Shqipërinë
07/03 12:57
Top News – 40 mln euro vetëm për zgjedhje. Kosto e ngërçit politik për qytetarët e Kosovës
07/03 12:43
Top Channel/ “Kosova na zhgënjeu”, raportuesi në PE:” Serioze moszgjedhja e presidentit të ri”!
07/03 11:45
Top News – Në janar fliste për 5 marsin, tani për 5 majin. Dy interpretimet e kundërta të Kurtit
07/03 11:27
Top News – Dekreti i Osmanit në Kushtetuese. Vetëvendosje kundërshton shpërndarjen e Kuvendit
06/03 21:27
Top News – Osmani mbledh partitë për datën. Kurti e bojkoton-Shpërndarja e Kuvendit, antikushtetuese
06/03 20:30
Top News- Kurti tregon çfarë foli me LDK: Shpreha gatishmëri për nënshkrimet
06/03 19:05
Top News- Pse s’u zgjodh presidenti nga familja Jashari? Kurti zbulon detaje nga takimet me opozitën
06/03 19:04
Top News- Kurti: Të presim Kushtetuesen/ Por nuk lë pa sulmuar Osmanin për vendimin
06/03 19:04
Top News- Kosova në zgjedhje, Albin Kurti përplaset me Osmanin: S’pati dështim në raundin e tretë
06/03 19:03
Top News- “Deputetët nuk mbushën as katër javë”, Kurti kundër Vjosa Osmanit, i përmend Kushtetutën
06/03 19:03
Top News – ‘Osmani shkeli Kushtetutën’. Kurti: Dekreti i shpërndarjes së Kuvendit, i paligjshëm
06/03 18:27
Top Channel/ A i frikësoheni fuqisë politike të Vjosa Osmanit? Ja si përgjigjet Albin Kurti
06/03 17:06
Top Channel/ ’Sjelljet i kanë si në vitin 2025’, Kurti për partitë opozitare: Kanë mllef dhe…
06/03 17:05
Top Channel/ A jeni person i rrezikshëm? Ja si përgjigjet Albin Kurti për deklaratën e Osmanit
06/03 17:04
Top Channel/ ‘Kishim atmosferë të mirë me partitë’, Kurti: Konjufcën e kemi nxjerrë 30 orë para…
06/03 17:04
Top Channel/ ‘Këto marrëveshje nuk mund të bëhen as me veten’, Kurti: Kur s’më dhanë asnjë emër…
06/03 17:04
Top Channel/ ‘Zgjedhjet e reja nuk janë fundi i agonisë’,Kurti:Me opozitën kemi një qasje të re dhe…
06/03 17:04
Top Channel/ Osmani shpërndan Kuvendin/ ‘Sot nuk është data 5 maj’,Kurti:S’është përmbushur kriteri…
06/03 17:03
DIGITALB DIGITALB