Top Channel/ KLP zgjedh 3 prokurorët fitues për vakancën në SPAK. Filtri i fundit që duhet të kalojnë
07/12/2023 19:02

Nga tetë kandidatë në total në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ishin tre prokurorët që morën më shumë pikë në fazën e intervistimit Në vend të parë u rendit prokurori Ols Dado, aktualisht i komanduar në SPAK, pas tij Anita Jella, drejtuese e Prokurorisë së Durrësit dhe I treti Ndini Tavani, prokuror i Tiranës Lista me 3 kandidaturat e para i përcillet SPAK për kontroll të detajuar për pastërtinë e figurës. Nëse edhe ky filtër kalohet me sukses të tre prokurorët marrin emërimin, duke e çuar në 20 organikën e prokurorëve të SPAK. Pesë kandidatët e tjerë që nuk mundën të jenë në treshen fituese, por që shfaqën interes për SPAK ishin prokurori i Tiranës, Bledar Maksuti, kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, prokurori i Durrësit, Pali Deçolli, prokurori i Vlorës, Albert Kuliçi dhe prokurorja e Tiranës, Sonila Muhametaj. Megjithatë, për ta ka edhe një shanc tjetër. Secili prej tyre bëhet kandidat potencial vetëm në rastin se SPAK përjashton ndonjërin prej të përzgjedhurve. I gjithë procesi I intervistimit dhe vlerësimit u vëzhgua nga ambasada amerikane e cila do vijojë ta ndjekë nga afër garën deri në plotësimin e tre vakancave në SPAK Pak para përzgjedhjes së tre kandidatëve fitues, Ambasaasa Amerikane përmes një statusi inkurajoi Këshillin e Lartë të prokuriruë të përzgjedhë prokurorët më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë”. Përmes statusit theksohej se “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbron sundimin e ligjit”. SPAK mbetet një pjesë kritike e asaj përpjekjeje”.

Top Channel/ Protesta e fermerëve: Prodhimet shiten shumë lirë. Nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
19/03 12:38
Top Channel/ Fermerët e Sovjanit në vështirësi, s’kanë nisur të mbjellin tokën nga lagështira
19/03 12:31
Top Channel/ Polici i burgut të Drenovës humbi jetën në aksident, dalin pamjet e përplasjes
19/03 12:26
Top Channel/ Thyen dyert dhe morën 16 laptopë dhe videoprojektorë, arrestohen autorët
19/03 12:23
Top Channel/ “Arratisja” që i trembi të gjithë, reagimet pasi 14-vjeçarja u zhduk për një ditë
19/03 12:22
Top News – Pedagogët nuk paguhen sipas titujve. Protestë te Artet, paralajmërohet bojkot
19/03 12:15
Top News – Nga e merr naftën Shqipëria! Hormuzi na prek, por bllokimi i Suezit shkakton probleme
19/03 12:14
Top News – Tritoli ndaj agjentit të krimeve / Autori në ‘arrest shtëpie’: S’kam lidhje me ngjarjen
19/03 12:13
Top Channel/Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim
19/03 11:36
Top Channel/ Sulmi në Katar, rritet cmimi i gazit në Europë: Dyfish më lart, nafta 113 USD për fuci!
19/03 11:34
Top Channel/Raporti i Freedom House: Shqipëria e para në Ballkan, lë pas Malin e Zi e RMV-në!
19/03 11:21
Top News – Kuvendi hedh poshtë PD. ‘Deputetët e saj janë pjesë e delegacionit në Bundestag’
19/03 11:11
Top News – Opozita takime në Bundestag. Deputetët e PD – Në fokus, lufta kundër korrupsionit
19/03 10:55
Top Channel/ I vendosi tritol automjetit të agjentit të krimeve, zbardhet dëshmia: Nuk kam lidhje…
19/03 10:52
Top News – Korrupsioni na trishton. Shqiptarët të parafundit në Europë për lumturinë
19/03 10:41
Top News – Të lirë, por të korruptuar. Raporti i Freedom House për Shqipërinë, më mirë në rajon
19/03 10:24
Top News – Dëborë në pranverë. Zbardhen fshatrat e Korçës, pa probleme në qarkullim
19/03 10:24
Top News – Mbi 100 milionë euro. Kostoja e planit për shtetëzimin e rezervave të naftës
19/03 10:21
Top News- ‘Peleshi na përjashtoi nga delegacioni’/PD akuzon kreun e Kuvendit për vizitën në Gjermani
19/03 09:48
Top Channel/ Sulm mbi një rafineri nafte, reagon ministria e jashtme: Do t’i përgjigjemi Teheranit
18/03 23:24
DIGITALB DIGITALB