Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka thënë se synimi i Shqipërisë është që këtë vit të ketë një sezon turistik të qetë dhe të pastër. Por për ta arritur këtë Klosi theksoi se duhet të krijojmë lehtësira në trafik, në kufi, si dhe lehtësira në lëvizjen e turistëve të shumtë.