Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si një vend të vështirë dhe të pafavorshëm për të bërë biznes, pavarësisht kuadrit ligjor të shëndoshë. Deklarata u lëshua të premten nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për klimën e investimeve për vitin 2022, edhe pse nënvizon se kuadri ligjor i Shqipërisë është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe legjislacioni shqiptar nuk bën dallime mes investimeve vendase dhe të huaja.