Top Channel/ “Kleon” godet Greqinë, vendi fqinj merr masa për valën e zgjatur të të nxehtit
12/07/2023 18:08

Një valë e zgjatur e motit të nxehtë e emërtuar “Kleon” ka filluar të prekë Greqinë , sipas Observatorit Kombëtar të Athinës. Temperatura të larta nga 33 gradë në ishujt e Jonit dhe Dodekanisa , dhe 38 gradë Celcius në zonat e tjera të vendit, janë regjistruar prej së mërkurës në mesditë dhe do të mbeten në këto nivele të paktën një javë. Ndërsa për të premten dhe të shtunën sinoptikanët grekë vlerësojnë se ato do të arrijnë në 42-44 gradë Celsius . Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile thirri një takim urgjent në selinë e saj në Athinë për të adresuar masat që do të merren për të mbrojtur qytetarët nga efektet e valës së të nxehtit. Vassilis Kikilias, Ministër i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile "Dua të kërkoj, pasi i gjithë mekanizmi shtetëror po punon për ditët në vijim, që qytetarët, autoritetet rajonale dhe të gjitha agjencitë të qëndrojnë në gatishmëri për të përballuar valën e të nxehtit, e cila nuk është një fenomen i panjohur në vendin tonë dhe për vendet mesdhetare, por duhet të trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme”. Ndërkohë edhe Ministria e Punës nxori udhëzime duke u bërë thirrje punëdhënësve të marrin masat e duhura për të shmangur rrezikimin e shëndetit të stafit të tyre. Ndër udhëzimet përkatëse janë reduktimi i punës intensive në orët e mesditës për ata që punojnë jashtë , sigurimi i ambienteve me ajër të kondicionuar si dhe të ujit tëpijshëm Vapa do të bëjë punën e vet dhe ne do të bëjmë tonën. Kemi ajër të kondicionuar, jemi mirë dhe mendoj se do t'ia dalim. Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes me udhëzues të posaçëm u bën thirrje familjeve që kanë foshnja apo fëmijët e vegjël, si dhe për të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, të jenë veçanërisht të kujdesshëm në ditët në vijim, për të shmangur probleme shëndetësore, të cilat mund të shkaktohet nga temperaturat e larta që do të mbizotërojnë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00