Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit. Autori i vrasjes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, është Elvis Shkambi, i cili u fut në ambientet e sallës së gjyqit me armën me vete, e cila nuk u pikas as nga detektori metalik, dhe as nga kontrolli fizik. 30-vjeçari më pas është kthyer nga kundërshtarët e tij në proces Ervis dhe Rakip Kurtaj duke hapur zjarr edhe në drejtim të tyre. Të dy mbetën të plagosur dhe u përcollën me urgjencë drejt spitalit ku ndodhen në gjendje të stabilizuar. Kjo eshte godina për të cilën ishin ne proçes gjyqesor 31 familje dhe Shkambi.