Petrit Gjaci nga fshati Shtyllas kultivon kivi, eksperiencë që e fitoi në Greqi gjatë viteve të emigrimit. Petriti është me origjinë nga Mirdita dhe në vitet ’90 u transferua bashkë me familjen në Myzeqe për një jetë më të mirë. “Jetojmë e punojmë në Greqi, kështu na lindi ideja që këtë frut ta punojmë në Shqipëri”- shprehet ai.