Jani Avdiu nga fshati Shirgjan i Elbasanit së bashku me vëllezërit e tij kanë investuar në mbjelljen e 1 mijë rrënjë kivi. Prej disa vitesh në prodhim, fermerët duken shumë të kënaqur me kulturën e re në vendin tonë, por sipas tyre, shumë fitimprurëse. Edhe pse duhen edhe rreth 20 ditë që të fillojë vjelja, fermeri e ka shitur në advancë të gjithë prodhimin i cili shkon për eksport.