Një 49-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap me kokainë, të cilën e kishte përgatitur në doza për ta shitur. Gjatë kontrollit në automjetin e tij dhe në banesë u gjet një sasi kokaine e ndarë në qindra doza, gati për shitje dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.