Një person është arrestuar pasi pamjet me dron kapën të fshehur pas banesës së tij në Kurbin, fidanë kanabisi të kultivuar në kubikë. Pronari i banesës Valentin Cara, autori i dyshuar, është kapur në flagrancë. Në kubikë ishin 94 fidanë të dyshuar kanabisi. Këto fidanë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia bën me dije se vijojnë kontrollet në terren, në zonat e pyllëzuara dhe në ambiente të tjera, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.