Një 45- vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ka qenë duke punuar tokën në Levan të Fierit. Ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën e cila ka mbërritur në vendngjarje, por përpjekjet e ekipit mjekësor nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.