Katër persona janë nën hetim pasi kishin vendosur pa leje çadra dhe shezlongë në plazhin e Gjipesë. Kjo është faza e katërt e operacionit për lirimin e plazheve publike dhe të mbrojtura. Policia e Dhërmiut dhe ajo e himarës sekuestruan 190 shezlongë dhe 95 çadra që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.