Policia e shtetit në bashkëpunim me banorët e zonës i kanë ardhur në ndihmë një turisteje nga Polonia. Pas njoftimit të marrë mbrëmjen e djeshme, se në fshatin Theth dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit, policia në bashkëpunim me banorët e zonës janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët. Policia njofton se gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshqitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.