Reflektim urgjent nga politika shqiptare dhe qeveria për të frenuar largimin e shqiptareve nga trojet e tyre duke krijuar kushte me të mira të jetesës. Kjo është kërkesa e drejtpërdrejtë e Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Angelo Massafra, drejtuar ligjvënësve shqiptarë. Në mesazhin e tij, ai thekson se është përgjegjësia e politikës, që shqiptarët sot nuk e shohin të ardhmen në vendin e tyre.