Kisha e Kuvendit të Arbrit në Merqi të Lezhës, monument kulture, është restauruar plotësisht duke ruajtur origjinalitetin dhe historinë e saj. Kisha ku u mbajt Kuvendi i Arbrit në janar të 1703, synonte të mbante gjallë gjuhën dhe identitetin shqiptar. Përfaqësues të klerit katolik nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi si dhe banorë të Lezhës ishin të pranishëm në ceremoninë e përfundimit të plotë të restaurimit të këtij objekti kulti me një rëndësi të veçantë.