Kinemaja “Maks Velo” i është rikthyer qytetarëve të Laprakës si një hapësirë e re që pulson art dhe kulturë për komunitetin e zonës. Për kryebashkiakun Veliaj investimet në art e kulturë do të shtrihen më tej dhe do mbushin me jetë edhe zonat periferike të kryeqytetit.