Gjobë dhe kritika të ashpra nga autoritetet për mosndjekje të udhëzimeve të sigurisë, ky ishte ndëshkimi për producentët e filmit Rust, një kineaste e të cilit u qëllua për vdekje gjatë xhirimeve nga aktori Alec Baldwin. Prodhuesit e Rust treguan “indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në sheshxhirime”, tha Departamenti i Mjedisit të Nju Meksikos.