Kina nisi orët e para të mëngjesit të sotëm një stërvitje masive ushtarake rreth Tajvanit që ka rikthyer frikën në ishullin e ndjerë të kërcënuar prej kohësh nga qëllimet territoriale të Pekinit. Manovrat që zgjasin deri të premten vijnë vetëm disa ditë pasi presidenti i ri i Tajvanit Lai Ching-te bëri betimin, dhe në fjalimin me atë rast e ktheu në një apel për Kinën për të ndalojë kërcënimet.