Tarifat e SHBA-së dhe kriza e gjatë në tregun e saj të pronave nuk kanë ndikuar në ngadalësimin e ekonomisë kineze, përkundrazi, ajo ka shënuar rritje më të madhe nga sa pritej. Të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia e Kinës u rrit me 5.2% në tremujorin që përfundoi në qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.