Pikërisht në kohën kur vëmendja e botës është mbërthyer tek situata e tensionuar në Ukrainë, rishfaqet kërcënimi kinez për Tajvanin, i cili këto kohë kishte rënë në qetësi. Tridhjet e nëntë avionë luftarakë të Kinës fluturuan drejt ishullit të djelën. Mes tyre kishte edhe bombardues të tipit J-16 dhe J-10, tha Ministria tajvaneze e Mbrojtjes.