Ndërhyrjet për Tajvanin, i sollën SHBA-së goditjen e parë nga Kina. Pekini vendosi sanksione ndaj dy kompanive amerikane të armëve, Lockheed Martin Corp dhe Raytheon Technologies Corp, me argumentin se në 7 shkurt i shitën ishullit armë për gati 100 miliardë dollarë. Kina tha se kjo shitje “minon interesat e sigurisë kineze, e kërcënon seriozisht raportet Kinë-SHBA si dhe paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit”.