Një vjetorin e sulmit rus në Ukrainë, OKB_ja e shënoi me një mesazh të qartë për Rusinë: Një rezolutë e cila I kërkoi Moskës fundin e armiqësive dhe tërheqjen e menjëhershme të trupave të saj, që kanë mbjellë vdekje dhe shkatërrim në vendin fqinj me një agression krejtësisht të paprovokuar. 141 vende votuan pro-rezolutës, bashkësponsorizuese e të cilës ishte Shqipëria.