Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha që edhe në rastin e tij, i cili është shpallur non grata nga SHBA, të zbatojë ligjin. Kjo përgjigje e Berishës erdhi pas një shkrimi të publikuar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ku mes rreshtash i kërkonte kreu të PD-së dhe kryeministrit aktual, Edi Rama që të rishikojnë listat dhe të fusin në parlament individë që do bëjnë krenarë qytetarët shqiptarë.