OSBE në Tiranë organizoi sot në Tiranë konferencën me temë “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”. Ambasadorja e SHBA-në Tiranë, Yuri Kim gjatë fjalës së saj ka komentuar urdhrin e ri të presidentit Joe Biden ku përfshihet Shqipëria dhe ish-Jugosllavia. Kim shprehet se urdhri i Biden synon të kërkojë llogari ndaj atyre që shkelin të drejtat e njeriut, ndërsa ka theksuar se personat që kryejnë trafik qeniesh njerëzore do u ndalohet hyrja në SHBA dhe ka kërkuar që trafikantët të çohen në burg.