Java e ardhshme konsiderohet e një rëndësie kyce për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Mediat në Prishtinë njoftojnë se takimi i Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që ka në rend dite kërkesën e Kosovës, do të mbahet në 27 mars.